Moti sot dhe fundjavë në Maqedoni, me diell dhe pjesërisht me re

Moti sot dhe fundjavë në Maqedoni, me diell dhe pjesërisht me re

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 28 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.

Ndërsa të shtunën do kemi mot pothuajse i kthjellët në orët e para të ditës, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 18 deri në 28 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 24 °C./Motilokal.com