Japonia prezanton një aplikacion për gjurmimin e COVID-19

Japonia prezanton një aplikacion për gjurmimin e COVID-19

Japonia i është shtuar listës së vendeve që kanë prezantuar një aplikacion në telefon për gjurmimin e kontakteve në mënyrë që të monitorojnë dhe parashikojnë më mirë ecurinë e koronavirusit në arkipelag, pa mbledhur të dhëna personale, njoftoi sot qeveria, madje kjo e fundit u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që ta instalojnë.

Në një konferencë për media ministri i ngarkuar në luftën kundër pandemisë Yasutoshi Nishimura tha se është një mjet i rëndësishëm për të mbrojtur jetën tuaj, ju lutemi instalojeni atë.

Aplikacioni, i zhvilluar nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, do të regjistrojë në sajë të teknologjisë Bluetooth të dhëna të koduara nga telefonat e përdoruesve.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga theksoi se aplikacioni nuk do të regjistrojë të dhëna personale, të tilla si numrin e telefonit ose vendosjen, në mënyrë që të keni një ndjenjë sigurie për këtë çështje./Motilokal.com