Përmbytet Spanja

Përmbytet Spanja

Spanja është mbërthyer nga moti i lig që nga dita e djeshme, kur vërshimet dhe erërat e forta  rezultuan fatale për së paku tre persona.

Ndërsa të enjten, shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan makinat dhe bllokuan rrugët në Orihuela, në provincën e Alicante në Spanjën juglindore.

Stuhitë pritet të vazhdojnë në Valencia dhe Murica, me përmbytje përgjatë lumit më të madh të vendit.

Lumi Clariano përmbyti pjesën e Ontinyent, në jug të qytetit bregdetar të Valencias, ndërsa pamjet televizive treguan për përmbytjen e rrugëve të Mogente dhe grumbullimin e mbeturinave si pasojë e vërshimeve.

Autoritetet lokale u kërkuan banorëve të qëndronin në shtëpitë e tyre në zonat e prekura, ku nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta është ndërprerë trafiku rrugor, hekurudhor dhe portet.

Edhe pse Spanja ka klimë tropikale që mbizotëron për shumicën e vitit. Ky fenomen njihet si “la gota fria” apo, “dushi i ftohtë”. /Motilokal.com