Infektologu Pëllumb Pipero apel qytetarëve: Kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë

Infektologu Pëllumb Pipero apel qytetarëve: Kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë

Infektologu i njohur Pëllumb Pipero u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat e sigurisë ndaj koronavirusit. Në një mesazh, doktor Pipero thotë se tashmë jemi në një fazë të re të epidemisë që imponon një mënyrë të re jetese që “është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes”.

Mjeku Pipero theksoi se virusi është ende mes nesh dhe nënvizon se “mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq”.

Mesazhi i doktor Pëllumb Piperos:

Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë.

Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjienën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie./Motilokal.com