Në Antarktidë zbulohet për herë të parë një vezë gjigante, e vjetër 68 milionë vite

Në Antarktidë zbulohet për herë të parë një vezë gjigante, e vjetër 68 milionë vite

Një fosil i çuditshëm 68 milion vjeçar i gjetur në ishullin Seymour në brigjet e Antarktidës, i cili duket si një top futbolli i shpuar, është zbuluar të jetë veza e dytë më e madhe që është gjetur ndonjëherë.

Besohet se veza mund t’i përkiste një zvarraniku masiv detar që jetonte së bashku me dinosaurët.

Veza e fosilizuar – me përmasa 29 nga 20 cm – është vetëm pak më e vogël se vezët e zogjve gjigantë të Madagaskarit që u zhdukën shekujt e kaluar, thanë shkencëtarët.

Ndërsa zogjtë, krokodilët dhe shumë dinosaur shtrojnë vezë të forta, fosili i Antarktidës kishte një guaskë të butë, të ngjashme me pergamenën.

Krijesat e vetme në Antarktidë në atë kohë, në përmasa mjaft të mëdha për të hedhur një vezë të tillë ishin zvarranikët detarë: hardhucat detare të quajtura mosasaurs dhe plesiosaurs me qafë të gjatë. Fosili sfidon nocionin se këto kafshë nuk linin vezë dhe ishin të aftë të riprodhoheshin.

Veza nuk kishte mbetje embrionale dhe skeleti i nënës nuk u gjet për të identifikuar zvarranikun që i përket. Në mesin e kandidatëve janë speciet e Mosasaurs që arrijnë 50 metra (15 metra) të gjatë dhe plesiosaurs që arrijnë 33 metra (10 metra) të gjatë.

Alexander Vargas, professor i Biologjisë në Universitetin u shpreh: “Duke marrë në konsideratë hipotezën se ishte një Mosasaur në mund të bëjmë një studim të marrëdhënies që ekziston midis hardhucave aktuale dhe madhësisë së vezëve të tyre. Dhe, këto vlerësime thonë se ajo ishte një kafshë të paktën shtatë deri 17 metra e gjatë. Kështu që, vërtet mund të ishte gjigante”.

Mosasaurs dhe plesiosaurs u zhdukën në të njëjtën kohë me dinosaurët pas asteroidit që goditi Tokën 66 milion vjet më parë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kilit dhe Muzeu i vendit i Historisë Natyrore e gjetën fosilin në 2011. Fillimisht të mahnitur nga zbulimi, ata e quajtën atë “Gjëja”, sipas titullit të një filmi fantastiko-shkencor./Motilokal.com