Parashikimi i motit për javën e parë të verës në Kosovë

Parashikimi i motit për javën e parë të verës në Kosovë

Vera astronomike ka nisur me mot jo tipik veror, pasi masa të freskëta ajrore do të shtrihen mbi rajonin tonë ditëve të para të stinës së nxehtë, ku do të kemi edhe reshje shiu në Kosovë.

Dita e hënë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 21 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut dhe veriperëndimit.

Edhe dita e marte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 18 °C.

Nga dita e mërkurë pritet përmirësim i kushteve meteorologjike, ku do të kemi mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 22 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes. /Motilokal.com