Zjarret djegin 10 mijë kilometra katrorë pyje në Rusi

Zjarret djegin 10 mijë kilometra katrorë pyje në Rusi

Ka pasur mbi 6.000 zjarre pyjore në Rusi javët e fundit, të cilat kanë djegur më shumë se 9.900 kilometra katror pyje, njoftoi prokuroria e përgjithshme.

Siberia Jugore, zona afër Liqenit të Baikalit, në lindje të largët dhe në perëndim të largët të vendit janë rajone më të prekura nga zjarret.

Zjarret nuk kanë shkaktuar vdekje deri më tani dhe as djegur shtëpi, thanë autoritetet.

Sipas Ministrisë së Mjedisit të Rusisë, 60% e zjarreve ishin shkaktuar nga faktori njeri. Në kohën e pranverës, njerëzit shpesh djegin bar të thatë, një kontribues i mëtutjeshëm në rastet e zjarreve të pyjeve.

Shumë prej zjarreve janë në zona të largëta të cilat janë vështirë të arrihen. Rreth 1.000 anëtarë të zjarrfikësve po punojnë për të sjellë nën kontroll flakët, me ndihmën e 30 avionëve zjarrfikës.

Vitin e kaluar, flakët djegën 150,000 kilometra katrorë tokë, sipas vlerësimeve të Greenpeace, një OJQ mjedisore./Motilokal.com