Kombet e Bashkuara e OBSH: Pandemitë rezultat i shkatërrimit të natyrës

Kombet e Bashkuara e OBSH: Pandemitë rezultat i shkatërrimit të natyrës

Pandemitë siç është koronavirusi janë rezultat i shkatërrimit të natyrës së njerëzimit, sipas udhëheqësve të Kombeve të Bashkuara, OBSH-së dhe WWF International, dhe bota ka injoruar këtë realitet të ashpër për dekada të tëra.

Tregtia e paligjshme dhe e paqëndrueshme e jetës së egër si dhe shkatërrimi i pyjeve dhe vendeve të tjera të egra, qëndrojnë pas shpërthimit të pandemive dhe rritjes së numrit të sëmundjeve, u thanë udhëheqësit për Guardian.

 Koronavirus është një paralajmërim për ne për të përmirësuar marrëdhëniet tona të prishura me natyrën

Ata bëjnë thirrje për një rikuperim të shëndetshëm të “gjelbërimit”, veçanërisht duke vënë theksin në reformimin e bujqësisë.

Në një raport të Organizatës për mbrojtjen e kafshëve (WWF), botuar së fundmi, paralajmëron: "Rreziku i një sëmundje të re, që vjen nga jeta e egër tek njeriu, është më i lartë se kurrë, dhe do të ketë potencialin të shkatërrojë shëndetin, ekonomitë  e sigurinë globale."

Një sërë paralajmërimesh janë lëshuar që nga muaji mars nga ekspertët kryesor në botë për biodiversitetin, të cilët janë shprehur se do të ketë edhe më shumë shpërthime sëmundjesh vdekjeprurëse në të ardhmen, nëse nuk ndalohet shpejt shkatërrimi i shfrenuar i botës natyrore.

Elizabeth Maruma Mrema, kreu i konventës së KB-së për diversitetin biologjik tha: “Ne kemi parë që shumë sëmundje janë shfaqur ndër vite, të tilla si Zika, Aids, Sars dhe Ebola dhe të gjitha ato e kanë origjinën nga kafshët në kushte të presioneve të rënda mjedisore”./Motilokal.com