Zbulim i bujshëm: Ngjala elektrike më e fuqishme në botë gjendet në Amazonë

Zbulim i bujshëm: Ngjala elektrike më e fuqishme në botë gjendet në Amazonë

Një hulumtim i ADN-së ka zbuluar dy specie të reja ngjala elektrike në pellgun e Amazonës. Njëra nga këto është Electrophor voltai me një ngarkesë një rekord prej 860 volt.

Sipas studiuesve  kjo është dëshmi e larmisë të jetës së egër në pyjet e Amazonës. Zbulimi është një tregues i rëndësishëm për mbrojtjen e këtij habitati nga shpyllëzimi, prerjet dhe zjarret.

"Edhe përkundër të gjitha ndikimeve njerëzore në pyjet e Amazonës në 50 vitet e fundit, ne ende mund të zbulojmë peshq gjigantë si këto dy speciet e reja të ngjalave elektrike", tha studiuesi David de Santana, një zoolog që punon në Muzeun e Natyrës.

“Hulumtimi tregon se një sasi e madhe e specieve janë duke pritur të zbulohen në pyjet e Amazonës, shumë prej të cilave mund të shërbejnë për shërim ose të frymëzojnë risi në teknologji", tha ai.

Ngjalat elektrike ishte frymëzim për hartimin e baterisë së parë elektrike.

Ekzistojnë tre lloje të tillë ngjalash: Electrophaurs electrius, Electropharus voltai dhe Elecetropharus varii. /Motilokal.com