OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për media deklaroi se pandemia e koronavirusit po vazhdon të përhapet akoma më shumë dhe efektet e saj do ndihen për dekada.

Ghebreyesus tha se kërcënimi më i madh me të cilin po përballet bota nuk është virusi vetë, por “mungesa e solidaritetit global dhe udhëheqjes globale”.

Ai tha se kjo pandemi nuk mund ta mposhtet me një botë të ndarë.

“Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt”, u shpreh ai.

OBSH ka paralajmëruar për një fazë të re dhe të rrezikshme të pandemisë, e kjo për shkak se njerëzit janë të lodhur nga bllokimi.

Izolimi për të ndaluar përhapjen e virusit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, por OBSH thekson se pandemia ende paraqet një kërcënim të madh.

“Pandemia ende po përshpejtohet. Ne e dimë se pandemia është shumë më tepër sesa një krizë shëndetësore, është një krizë ekonomike, një krizë sociale dhe në shumë vende një krizë politike. Efektet e tij do të ndihen për disa dekada me radhë”, është shprehur Tedros./Motilokal.com