Temperatura përvëluese, në Spanjë termometri shënon 47 gradë Celsius

Temperatura përvëluese, në Spanjë termometri shënon 47 gradë Celsius

Viti 2020 është paralajmëruar që do të jetë viti me i nxehtë ndonjëherë. Nga sot shumë pjesë të Europës do të goditen nga vala e nxehtë verore.

Temperatura të larta janë regjistruar në qytetin spanjoll të Sevijës, mërkuri në termometër ka mbërritur të martën në 47 gradë celcius.

I gjithë gadishulli iberik do të përballet me këtë valë të nxehti. Shtatë qytete kanë thyer rekordin e tyre absolut. Në Madrid, temperatura ka shkuar në 40.3 gradë celcius. Zonat bregdetare, që sidoqoftë përfitojnë nga flladi i detit, temperaturat nuk i kanë kaluar 30 gradët celcius e po ashtu edhe në Valencia, ku tashmë turistët janë rikthyer.

Edhe Siberia është përfshirë nga një valë e të nxehtit, duke regjistruar temperatura deri në 38 gradësh celcius, një temperaturë lokale kjo dhe me gjasë edhe një rekord për rrethin arktik.

Temperaturat globale vazhdojnë kështu të rriten, dhe ky, është normaliteti tjetër i ri me të cilin po përballet arktiku./Motilokal.com