Rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese, pas reshjeve të shiut

Rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese, pas reshjeve të shiut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se edhe përkundër reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës mbetet ende nën nivel.

Sipas KRU “Prishtina” liqeni i Badovcit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 metra.

Njoftimi i plotë i Ujësjellësit “Prishtina”:

Të nderuar konsumatorë, duke kërkuar nga ju që të vazhdoni me shpenzimin racional të ujit të pijshëm, ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit.

Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale.

Nga java e kaluar, liqeni i Badovcit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m.

T'i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!

UJI ËSHTË JETË!

/Motilokal.com