Studim: Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 34 minutave

Studim: Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 34 minutave

Sipas një studimi të fundit rrezet e diellit mund të vrasin koronavirusin deri në 90 për qind të brenda 34 minutave.

Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19 që është nxjerrë nga kollitja apo tështima.

Shkencëtarët theksuan se në vjeshtë, rrezeve të diellit u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin.

Ata bën të ditur se periudha më efektive e rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve në këtë muaj.

Studimi, i kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA, është publikuar në revistën “Photochemistry and Photobiology”./Motilokal.com