Dridhje toke në Shqipëri, epiqendra në verilindje të Durrësit

Dridhje toke në Shqipëri, epiqendra në verilindje të Durrësit

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së enjtes në Shqipërinë e mesme dhe atë perëndimore.

Sipas Instituti të Gjeoshkencës dridhjet ishin me epiqendër 19 kilometra në verilindje të Durrësit dhe 25 kilometra në veriperëndim të Tiranës me thellësi rreth 32 kilometër nëntokë.

Tërmeti u ndje edhe në Tiranë. Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo dhe dëme.

Kujtojmë që zona e Durrësit dhe pjesa e veriperëndimore e saj janë ndër zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe dëmtimin e dhjetëra mijëra ndërtesave./motilokal.com