Rikthehet moti veror – këto janë temperaturat për sot dhe fundjavë në Kosovë

Rikthehet moti veror – këto janë temperaturat për sot dhe fundjavë në Kosovë

Sipas parashikimit të motilokal.com këtë fundjavë pritet të mbajë mot i nxehtë, me kthjellime dhe me diell.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell, vende-vende me mundësi për të reshura shiu.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 17 deri në 26 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell, në mesditë me mundësi për reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 27 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 19 deri në 27 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veriperëndimit./Motilokal.com