Valët gravitacionale zbulojnë objektin misterioz 800 milionë vite-dritë larg

Valët gravitacionale zbulojnë objektin misterioz 800 milionë vite-dritë larg

Një objekt misterioz rreth 800 milionë vite dritë larg nga toka është pikasur duke përdorur sensorët e valëve gravitacionale dhe shkencëtarët thonë se bëhet fjalë ose për vrimën e zezë më të vogël ose për një nga yjet më të mëdhenj neutron të zbuluar deri më tani.

Giovanni Losurdo nga Instituti italian i Fizikës Bërthamore tha se vëzhgimi i valëve gravitacionale zbulon të panjohurën.

Ai shtoi se objekti më i lehtë në këtë sistem ka një masë që nuk është vërejtur kurrë më parë.

Me një masë midis vrimës më të vogël të zezë dhe yllit më të madh neutron, natyra e këtij objekti mbetet një mister për astronomët./Motilokal.com