OBSH: Rritje e rasteve në Europë, situata përkeqësohet në 11 shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

OBSH: Rritje e rasteve në Europë, situata përkeqësohet në 11 shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

Rritja e rasteve me koronavirus në disa shtete europiane, ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Drejtori rajonal i organizatës, Hans Kluge tha se në 11 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, është shënuar një rigjallërim i rëndësishëm i virusit.

“Paralajmërimet tona për rrezikun e një shpërthimi të ri, mes zbutjes së masave të kufizimit, janë bërë realitet”, tha Kluge.

Sipas tij, nëse situata nuk do të vihet nën kontroll, sistemet e shëndetësisë do të mbajnë mbi supe një barrë të papërballueshme. Përveç Shqipërisë, 10 shtetet e tjera të cilave u referohet OBSH janë Kosova, Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhani, Kazakistani, Bosnje- Hercegovina, Kirgistani dhe Ukraina.

Ai paralajmëroi se sistemet shëndetësore do të “shtyheshin drejt kollapsit”.

Sipas BBC, më shumë se 2,6 milionë raste nga COVID-19 dhe 195,000 vdekje janë raportuar në rajonin evropian të OBSH-së, i cili është i shtrirë, duke përfshirë 54 vende dhe shtatë territore në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Dhe siç është thënë më tej, pothuajse 20,000 raste të reja dhe më shumë se 700 vdekje të reja po regjistrohen çdo ditë.

“Për javë të tëra, unë kam folur për rrezikun e ‘rigjallërimit’ pasi vendet rregullojnë masat”, tha Dr. Kluge gjatë një konference virtuale për shtyp të enjten.

“Në disa vende në Evropë, ky rrezik tani është bërë realitet – 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja kumulative gjatë dy javëve të fundit!.

Me gjithë paralajmërimin për rishfaqjet, ai tha që OBSH parashikon që situata të qetësohej më tej në shumicën e vendeve gjatë verës./Motilokal.com