Studim: Mushkonjat nuk e transmetojnë koronavirusin

Studim: Mushkonjat nuk e transmetojnë koronavirusin

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Lartë të Shëndetit (ISS), tregohet se as mushkonja “tigër” dhe as mushkonjat e zakonshme nuk janë në gjendje të transmetojnë COVID-19.

Në studim thuhet se koronavirusi nuk është i aftë të riprodhohet brenda tyre, prandaj edhe nëse këto insekte pickojnë një person të infektuar, ato nuk mund të infektohen dhe më pas ta shpërndajnë këtë infeksion.

Studimi, i realizuar përmes eksperimenteve, ka hedhur poshtë një shqetësim të gjerë që me fillimin e motit të nxehtë mushkonjat mund të jenë mbartëse të Sars-CoV-2.

“Sot nuk ka asnjë provë shkencore që transmetimi mund të kryhet përmes tyre ose të transmetojnë lloje të tjera të virusit”, thuhet në studim./Motilokal.com