Rrufeja vret 107 persona në Indi

Rrufeja vret 107 persona në Indi

Të paktën 107 njerëz kanë vdekur nga goditjet e rrufeve në Indinë veriore dhe lindore. Sipas autoriteteve vendase, 24 njerëz vdiqën në Uttar Pradesh gjatë 24 orëve të shkuara. Ndërsa në Bihar u vranë të paktën 83 njerëz të enjten dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët.

Goditjet me vetëtima janë të zakonshme gjatë sezonit të shirave në Indi. Kjo periudhë zgjat zakonisht nga Qershori deri në Shtator. Por ministri për Menaxhimin e Katastrofave në Bihar, Lakshmeshwar Rei, tha se kjo është shifra më e lartë e vdekjeve që ka regjistruar rajoni në vitet e fundit.

Image

Ai paralajmëroi që numri i viktimave pritet të jetë më i lartë pasi do të raportojnë edhe zonat qendrore të rajonit. Shira të fuqishëm pritet që të godasin zonën e Biharit të premten dhe të shtunën.

Në vitin 2018, më shumë se 2.300 persona humbën jetën si pasojë e vetëtimave në Indi. Sezoni i shirave është shumë i domosdoshëm në Azinë e Jugut për shkak të furnizimit me ujë, por ndërkohë shkakton viktima dhe shkatërrim përgjatë rajonit çdo vit./Motilokal.com