Studim: 14 për qind e sulmeve në zemër shkaktohen nga ndotja e ajrit

Studim: 14 për qind e sulmeve në zemër shkaktohen nga ndotja e ajrit

Rreth 14 për qind e problemeve kardiovaskulare shkaktohen nga smogu. Në rastin specifik, tek grimcat e imëta me një diametër mesatar prej rreth 2.5 mikrometër (PM 2.5), që depërtojnë thellë në mushkëri duke shkaktuar një gjendje inflamatore akute dhe kronike. Disa studime në të kaluarën kanë zbuluar lidhje shqetësuese midis ndotjes së ajrit dhe patologjive të ndryshme, të tilla si astma, kanceri dhe problemet në frymëmarrje; tani ka prova thelbësore të ndikimit të smogut në shëndetin e zemrës.

Për të demonstruar lidhjen midis sëmundjeve kardiovaskulare dhe smogut ishte një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror Oregon, të cilët bashkëpunuan ngushtë me kolegët e Universitetit të Santo Amaro në Sao Paulo, Brazil dhe shumë institute të tjera në të gjithë botën.

Shkencëtarët, të koordinuar nga epidemiologu i Universitetit Amerikan Profesor Perry Hystad, dolën në përfundim pasi analizuan të dhënat e dhjetëra mijëra të rriturve të përfshirë në studimin e madh PURE, një hetim i koordinuar nga Profesor Salim Yusuf nga Universiteti Kanadez McMaster.

Për analizën e re, janë marrë në konsideratë të dhënat mjekësore të rreth 160 mijë pacientëve, të moshës midis 35 dhe 70 vjeç dhe nga vendet me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta. Ky detaj i fundit është veçanërisht i vlefshëm, pasi që shumica e anketave të mëparshme janë kryer mbi popullsinë e vendeve me të ardhura të larta, ku ndotja e ajrit është dukshëm më e ulët se ajo e vendeve në zhvillim.

Duke iu referuar të gjitha të dhënave, Hystad dhe kolegët vëzhguan se, për çdo 10 mikrogramë për metër kub PM5 grimcë të imët, pati një rritje prej 5 për qind të problemet kardiovaskulare. Projektimi i të dhënave në një shkallë globale, do të thotë që 14 për qind e sulmeve në zemër dhe mund t'i atribuohen direkt smogut.

Për të marrë statistika të sakta, studiuesit morën parasysh shumë faktorë të njohur të rrezikut, siç janë pirja e duhanit, dietat dhe problemet kardiovaskulare.

Shënimi pozitiv i këtij studimi qëndron në faktin se nuk duhet shumë për të ulur ndjeshëm rrezikun e zemrës të shkaktuar nga smogu, prandaj edhe marrja e masave jo drastike kundër ndotjes (megjithëse ndonjëherë edhe e domosdoshme) mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndet. Detajet e hulumtimit u botuan në revistën shkencore The Lancet Planetary Health./Motilokal.com