Tornado brenda Diellit të mëdha sa Europa

Tornado brenda Diellit të mëdha sa Europa

Tornado të mëdha janë formuar në sipërfaqen e diellit me madhësi sa të kontinentit evropian, sipas një studimi të fundit të botuar në revistën ”Astronomy & Astrophysics”, të kordinuara nga Mariarita Murabito e Institutit Kombëtar italian të Astrofizikës (INAF).

Vorbullat gjigante të gazit në temperaturë shumë të lartë, të cilat shtrihen për mijëra kilometra në atmosferën e yllit tonë, prodhohen nga fusha magnetike dhe zgjasin disa dhjetëra minuta.

Vëzhgimi i tyre në detaje ishte i mundur falë instrumentit IAF (Spektrometri Bidimensional Interferometrik) Ibis, i instaluar në Teleskopin Diellor Dst (Dst) në New Mexico, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Imazhet e mbledhura na lejuan të kryejmë një tomografi tre-dimensionale të fushave magnetike që rrotullohen si tornado brenda diellit", tha Murabito.

Ajo shtoi se këta tornado, lidhin shtresa të ndryshme të atmosferës së yllit tonë, duke vepruar si kanale për transportin e energjisë në rajonet më të jashtme./Motilokal.com