‘Çmendet’ moti në Maliq, breshëri dëmton rëndë kulturat bujqësore [Foto]

‘Çmendet’ moti në Maliq, breshëri dëmton rëndë kulturat bujqësore [Foto]

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, duke regjistruar temperatura të larta.

Por nuk ka munguar as reshjet e shiut e sidomos stuhi breshëri.

Të dielën pasdite zona e Maliqit është përfshirë nga moti i ligë me stuhi breshëri, duke dëmtuar rëndë të gjitha kulturat bujqësore në fshatin Sovjan.

Dhjetëra hektarë, tokë të mbjella me grurë, vreshtari, dhe dru frutore janë dëmtuar në mënyre të parikuperueshme.

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta breshër për të shkaktuar dëme kolosale në këtë fshat, në të cilit shkalla e dëmit shkon deri në 60%, ndër to 35 hektarë me grurë, 8 hektarë me mollë dhe 1 hektar me vreshtari e sera.

Kane qenë grupet e verifikimit për evidentimin e dëmeve ata që nxorën këtë bilanc paraditen e sotme në zonën e Maliqit.

Për fermerët situata është e papërballueshme e duke mos përfituar prodhim për këtë vit ata apelojnë për ndihmë nga shteti.

Zona e Korçës njihet për prodhimtari të larte të kulturave bujqësore, por moti i paqëndrueshëm duket se këtë vit ka rrezikuar seriozisht prodhimtarinë e fermerëve./Motilokal.com