Përtej Plutonit: Në kërkim të planetit të nëntë të sistemit tonë diellor

Përtej Plutonit: Në kërkim të planetit të nëntë të sistemit tonë diellor

Shkencëtarët mendojnë se një planet më i madh se Toka gjendet në pikë më të largët të sistemit diellor. Tani një teleskop i ri mund të konfirmojë besimin e tyre dhe të ndryshojë shkencën e sistemit diellor, shkruan The Guardian.

Gjetja e provave se një planet më i madh se Toka gjendet në skajet e sistemit tonë diellor, do të ishte një moment i madh. Por për astronomin Skot Sheppard, nga instituti i shkencës Karnegi në Uashington, gjithçka është më e thjeshtë.

"Nuk ishte sikur të kishte një moment i vetëm", thotë ai. "Provat mblidhen me ngadalë."

Megjithatë, kur pyetet se sa i bindur është se ka një botë të re, të cilën ai e quan Planeti X (megjithëse shumë astronomë të tjerë e quajnë Planet 9).

Ai thotë: "Unë mendoj se ka më shumë gjasa sesa nuk ka gjasa të ekzistojë."

Sa për pjesën tjetër të bashkësisë astronomike, në shumicën e lagjeve ka entuziazëm për gjetjen e këtij planeti. Pjesa më e madhe e këtij ngacmimi përqendrohet në hapjen e një teleskopi të ri gjigant të studimit të quajtur Vera C Rubin, astronomi, i cili, në vitet 1970, zbuloi disa nga provat e para për lëndën e errët.

Zbulimi i planetit do të ishte një triumf, por edhe një fatkeqësi për teorinë ekzistuese se si u krijua sistemi diellor.

"Do të ndryshonte gjithçka që menduam se dinim për formimin e planetit", thotë Sheppard. Në të vërtetë, askush nuk ka të dhëna se si mund të formohej një planet kaq i madh larg diellit.

Pjesa e jashtme e sistemit diellor është e mbështjellë me mister. Sistemi diellor përmbledh një vëllim gjigant hapësire që fillon në orbitën e Neptunit, rreth 30 herë më larg diellit se Toka ose 30 njësi astronomike dhe shtrihet për rreth 100 mijë njësi astronomike. Kjo është thuajse një e treta e distancës nga dielli tek ylli tjetër më i afërt./Motilokal.com