OBSH: Pandemia e COVID-19 nuk ka mbaruar ende

OBSH: Pandemia e COVID-19 nuk ka mbaruar ende

Pandemia e COVID-19 është ende shumë larg të qenët e mbaruar, madje edhe po përshpejtohet, paralajmëroi sot Organizatën Botërore e Shëndetit (OBSH), duke i bërë thirrje botës të veprojë tani pa pritur një vaksinë.

Tedros vuri në dukje se, gjashtë muaj pasi Kina paralajmëroi për herë të parë OBSH-në për një infeksion të ri të frymëmarrjes, tani jemi në pikën me 10 milionë infeksione të konfirmuara dhe 500,000 vdekje.

“Shumica e njerëzve mbeten të ndjeshëm, virusi ka ende shumë hapësirë për të lëvizur”, citohet të ketë thënë ai.

“Të gjithë duam që kjo të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se kjo nuk është as afër të mbarojë. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime në nivel global, pandemia në të vërtetë po shpejtohet”.

Ai u bëri thirrje qeverive të testojnë, gjurmojnë, izolojnë dhe të karantinojnë, duke i kërkuar popullsisë të ndjekë masat higjieno-ligjore, të vërë një maskë kur është e nevojshme dhe të respektojë rregullat e distancimit shoqëror./Motilokal.com