30 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Asteroidëve

30 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Asteroidëve

30 Qershori njihet ndryshe edhe si ‘Dita Ndërkombëtare e Asteroidëve’, një ngjarje globale vjetore e cila mbahet në përvjetorin e ngjarjes së Tunguska-s, në Siberi, ku më 30 qershor të vitit 1908, një asteroid goditi malet e kësaj pjese duke shkatërruar me kilometra të tërë dhe djegur gjithë hapësirën për rreth.

Specialisti i katastrofave natyrore, Dr. Benny Peiser për mediat ndërkombëtare ka thënë se ngjarja e Tunguska-s është një mësim i mirë për gjithë botën:

 “Katastrofa e Tunguska-s ndryshoi pikëpamjen tonë për botën dhe vendin tonë në kozmos, sepse deri atëherë kemi menduar se ne ishim shumë të mbrojtur, se universi punon si puna e orës dhe asgjë dramatike nuk do të ndodhë, por në fakt ne tani e dimë që jemi potencialisht në qendër të ndikimeve të përbashkëta dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur në të kaluarën, normalisht që mund të ndodh edhe në të ardhmen”.

‘Dita e Asteroidit’, shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për asteroidet si dhe të bëhen përgatitjet për të mbrojtur tokën, familjet, komunitetet dhe gjeneratat e ardhshme nga një ngjarje katastrofike./Motilokal.com