Zbulohet një tjetër virus në Kinë, ka potencial të kthehet në pandemi

Zbulohet një tjetër virus në Kinë, ka potencial të kthehet në pandemi

Shkencëtarët në Kinë bëjnë me dije se kanë zbuluar një lloj të ri gripi që ka potencialin për t’u kthyer në pandemi. Sipas tyre ky lloj virusi është gjetur te derrat dhe mund të infektojë dhe njerëzit.

Kërkuesit janë të shqetësuar se ai mund të pësojë më shumë mutacione dhe të shpërndahet lehtësisht nga njeriu tek njeriu e të shkaktojë kështu një pandemi globale. Pavarësisht se nuk është një problem imediat, thonë ata, ai ka të gjitha shanset të bëhet lehtësisht i përshtatshëm dhe të infektojë njerëzit dhe ka nevojë për monitorim të afërt. Duke qenë se është i ri, njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj virusit.

Shkencëtarët shkruan në gazetën e Akademisë Kombëtare të Shkencave se masat për të kontrolluar virusin te derrat dhe monitorimi i ngushtë i sektorit të bagëtive, duhet të implementohen shpejt.  Një virus i ri gripi, është mes kërcënimeve kryesore që ekspertët presin edhe ndërsa bota përpiqet t’i japë fund pandemisë aktuale të koronavirusit. Gripi i fundit i derrave, pandemik, me të cilin bota është përballur, ai i 2009-s që nisi në Meksikë, ishte më pak vdekjeprurës nga sa u druajt fillimisht, kryesisht sepse shumë të moshuar kishin një lloj imuniteti ndaj tij, ndoshta për shkak të ngjashmërisë me viruset e tjera të gripit që kanë qarkulluar më herët./Motilokal.com