Pyllëzimi, më tepër dëme se të mira për ambientin!

Pyllëzimi, më tepër dëme se të mira për ambientin!

Si duket ripyllëzimi nuk po del të jetë edhe shumë i qëlluar, pasi sipas një studimi mund të shkaktojë më tepër dëme sesa të mira për ambientin dhe ndryshimin e klimës.

Sipas një grupi shkencëtarësh nga e gjithë bota, të cilët arrijnë në përfundim se qeveritë botërore po e mbivlerësojnë rolin e pemëve në reduktimin e pranisë së karbonit në ajër. Po ashtu, mbjellja e pemëve në zona të caktuara po dëmton rëndë biodiversitetin.

Duke marrë si bazë disa projekte të pyllëzimit të zonave të ndryshme në Kinë, shkencëtarët kanë konstatuar se pemët e shumta të mbjella në veri të vendit për të frenuar pluhurin që transportohet drejt zonave të banuara nga stuhitë që përfshijnë shkretëtirën e Gobit, ia kanë arritur qëllimit.

Mbjellja e pemëve nëpër qytete ka reduktuar gjithashtu dioksidin e karbonit në ajër. Po ashtu është vënë re efekti i kundërt, ai i shtimit të dioksidit të karbonit në ajër për shkak të procesit të fotosintezës pas mbjelljes së pemëve në zonat ku prania e këtij gazi ka qenë tepër e ulët para pyllëzimit.

Projektet e pyllëzimeve kanë zhdukur larmishmërinë e pemëve nëpër pyjet ekzistuese, duke u mbjellë me pemë vetëm të një lloji, e kjo ka ndikuar edhe në rrallimin e kafshëve dhe shpendëve që si habitate kanë pemë të caktuara./Motilokal.com