Larg duart nga fytyra! NASA krijon pajisje që ndihmon në frenimin e infektimeve me koronavirus

Larg duart nga fytyra! NASA krijon pajisje që ndihmon në frenimin e infektimeve me koronavirus

Për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus, mjekët vazhdimisht kanë kërkuar mbajtjen e duarve larg fytyrës.

Për këtë Agjencia Hapësinore e NASA-s ka menduar të gjej një zgjidhje që do i mbajë larg duart prej fytyrës.


NASA ka krijuar një objekt, i cili mbahet në qafë dhe sinjalizon përdoruesit kur ata bëhen gati të prekin fytyrën. I ashtuquajturi “Pulsi”, mund të vihet rreth qafës, dhe sapo mbajtësi i tij ngre dorën në drejtim të fytyrës, objekti dridhet.

“Pulsi” nuk është në shitje, por të gjithë ata që janë të interesuar mund ta ndërtojnë vetë atë, nën udhëzimet e publikuara tek faqja e NASA në internet./Motilokal.com

https://medeng.jpl.nasa.gov/covid-19/pulse/