SHBA blen të gjithë rezervën e ilaçit Remdesivir kundër COVID-19

SHBA blen të gjithë rezervën e ilaçit Remdesivir kundër COVID-19

Mediat amerikane raportojnë një zhvillim të ri në lidhje me pandeminë e koronavirusit, ku bëjnë me dije se administrata Trump ka blerë pothuajse të gjithë rezervën që do të prodhohet në muajt e ardhshëm të “Remdesivir”.

Remdesivir që ishte zhvilluar për trajtimin e Ebolës, është prodhuar pothuajse ekskluzivisht për gjigantin amerikan farmaceutik Gilead Sciences dhe që kushton 2.340 dollarë.

Përmes një deklarate për shtyp, Departamenti i Shëndetit bën me dije se është arritur një marrëveshje e shkëlqyer me Gilead për 500 mijë doza të ilaçit, e cila nënkupton 100% të prodhimit të kompanisë për muajin korrik dhe 90% të prodhimit të muajve gusht e shtator./Motilokal.com