Koalat në Australi mund të zhduken deri në vitin 2050

Koalat në Australi mund të zhduken deri në vitin 2050

Koala do të zhduket në shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut deri në vitin 2050, nëse nuk ka një ndërhyrje urgjente nga ana e qeverisë.

Raporti u lëshua pas një studimi njëvjeçar të kryer nga një komitet parlamentar i Uellsit të Ri të Jugut (NSW).

Sipas ekspertëve zjarret e fundit të pyjeve, që dogjën mbi 5.5 milionë hektarë tokë në Uellsin e Ri të Jugut, kanë vrarë të paktën 5000 koala, ndërsa zjarret kanë shkatërruar gati një të katërtën e habitatit të koalave.

Në Uellsin e Ri të Jugut, ku koalat përcaktohen si specie të rrezikuara, popullatat tashmë janë në telashe nga humbja e habitatit, vrasjet në rrugë, sulmet e qenve, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet.

“Shkatërrimi i vazhdueshëm i habitatit të koalave përmes pastrimit të tokës për bujqësi, zhvillim, minierë dhe pylltari ka prekur seriozisht shumicën e popullsisë së tyre në këtë shtet për shumë dekada”, tha kryetari i komisionit Cate Faehrmann në raport./Motilokal.com