Vendfolezime të reja të dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës

Vendfolezime të reja të dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës

Ekipi i përbashkët i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shkodër (ADZM) dhe Shpendëve të Shqipërisë realizoi ekspeditën e dytë të monitorimit të folezimit të dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida) në Liqenin e Shkodrës, të vetmin mjedis ku ky lloj folezon në vendin tonë.

“Gjatë kësaj ekspedite u vu re krijimi i së paku dy vendfolezimeve të reja të këtij lloji, të shtrira tashmë në pjesën jugore të liqenit. Në disa prej blloqeve të folezimit procesi i inkubimit ishte në ditët e fundit, në blloqe të tjera në zanafillë dhe tjetërkund vazhdonte vrullshëm ndërtimi i foleve të reja. Marrë për bazë dinamikën e mprehtë në kohë që shpreh kolonia këtë sezon, ekipi ynë do të realizojë ekspedita të tjera monitorimi gjatë pjesës së mbetur të sezonit, me qëllim grumbullimin e të dhënave tepër të sakta mbi shtrirjen dhe parametrat e kolonisë”, thuhet në njoftim.

ADZM dhe Shpendët e Shqipërisë apelojnë se “është thelbësore që në këtë periudhë, të shmanget çdo shqetësim në zonat e folezimit. Për këtë kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha grupeve të interesit dhe qytetarëve, duke iu kërkuar dhe falënderuar paraprakisht për shmangien e plotë të çdo aktiviteti apo hyrjeve në zonat e folezimit./Motilokal.com

Image may contain: sky, bird, cloud and outdoor

Image may contain: bird, plant, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: sky, ocean, plant, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, cloud, bird, outdoor and nature

Image may contain: sky, cloud, bird, outdoor and nature

Image may contain: plant, outdoor and nature