Mbi 350 elefantë ngordhin në mënyrë misterioze në Botswana

Mbi 350 elefantë ngordhin në mënyrë misterioze në Botswana

Në Botswana, shtet në Afrikën jugore, dy janë burimet ekonomike, që e kanë shndërruar atë në një nga më të pasurit të kontinentit. Diamantet dhe turizmi ekologjik. Elefantët janë mbretërit e faunës atje, por për shkaqe ende të pazbuluara, ata po vdesin muajt e fundit me ritme marramendëse.

Disa punonjës që kujdeseshin për ata i kanë gjetur të ngordhur në afërsi të disa puseve, derisa disa tjerë kanë ngordhur “nga përplasja e drejtpërdrejt e kokës në tokë, ka njoftuar Niall McCann, drejtor i parkut nacional.

Jeta e elefantëve në këtë vend dukej e vështirë, pasi njëri mezi arrinte te ecte dhe shpesh humbte baraspeshimin, ndërsa speciet tjera që jetojnë në këtë ambient duket se nuk janë prekur nga këto ngordhje misterioze.


Autoritetet e parqeve natyrore, nga më të ruajturat në atë kontinent, po japin prej javësh alarmin. Rreth 350 ekzemplarë kanë ngordhur nga fillimi i majit, dhe në qershor bilanci tragjik është rritur me 70%.

Në kohë pandemie, disa kanë hedhur hipotezën që shkaku të jetë COVID-19, por ky duket një opsion i pabazuar në fakte.

Shumë të tjerë po tregojnë shenja dobësimi të menjëhershëm, që mund t’i paraprijë një tjetër hemorragji elefantësh. Zona ku ndodh fenomeni i frikshëm ndodhet në deltën e lumit Okavango, ku jetojnë rreth 15 mijë elefantë, 10% e popullsisë totale.

Një epidemi e përhapur i këtij komuniteti do të ishte një tragjedi jo vetëm për Botsvanën, por për gjithë adhuruesit e këtyre gjigantëve të mirë./Motilokal.com