73 raste të reja me koronavirus në Kosovë

73 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 73 raste me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së numri total i rasteve pozitive 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Lajmi i mirë është se sot më 02 korrik 2020, janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së./Motilokal.com