Nxehtë dhe temperatura të larta, ky është parashikimi i moti për këtë fundjavë në Shqipëri

Nxehtë dhe temperatura të larta, ky është parashikimi i moti për këtë fundjavë në Shqipëri

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 24 deri në 33 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E shtuna do të jetë me mot të nxehtë dhe pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25 deri në 32 °C.

Të dielën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 31 °C./Motilokal.com