Moti, këto janë temperaturat për sot dhe fundjavë në Kosovë

Moti, këto janë temperaturat për sot dhe fundjavë në Kosovë

Sipas parashikimit të motilokal.com këtë fundjavë Kosova do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të ulët nga Atlantiku, që do të kushtëzojnë mot jostabil, me vranësira, rrebeshe shiu dhe me bubullima.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell, gjatë mesditës priten rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 20 deri në 29 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Dita e shtunë do të jetë me mot të pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 19 deri në 26 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 25 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veriperëndimit./Motilokal.com