Moti sot dhe fundjavë në Maqedoni, me diell e reshje shiu nga e diela

Moti sot dhe fundjavë në Maqedoni, me diell e reshje shiu nga e diela

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell gjatë orëve të para të ditës, ndërsa në mesdita do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 34 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugut.

Ndërsa të shtunën do kemi mot pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 22 deri në 31 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të lindjes dhe juglindjes.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 30 °C./Motilokal.com