Pamje mahnitëse të Diellit: 10 vite në 61 minuta [Video]

Pamje mahnitëse të Diellit: 10 vite në 61 minuta [Video]

Me rastin e ditëlindjes së 10-të të Observatorit Solar Dynamics, NASA ka lëshuar një imazh të mahnitshëm të Diellit që tregon jetën e yllit tonë gjatë dhjetë viteve të përmbledhur në një orë.

Videoja është bërë nga një numër i madh i fotove të Diellit, të marra në dhjetë vitet e fundit dhe zgjat saktësisht 61 minuta.

Gjatë kësaj kohe janë marrë gjithsej 425 milionë foto me rezolucion të lartë, të cilat gjeneruan 20 milionë gigabajt të dhëna.

Informacioni ka ndihmuar shumë shkencëtarë të kuptojnë më mirë sesi funksionon ylli ynë dhe si ndikon ai në sistemin tonë planetar

Videoja tregon edhe disa nga ngjarjet më domethënëse kozmike, siç është kalimi i planetit Venus, i cili ndodhi në 5 qershor 2012.

Fotografitë janë realizuar në spektrin ekstrem ultravjollcë të përdorur për të studiuar koronën e Diellit, guaskën e jashtme të atmosferës së yllit tonë./Motilokal.com