Momente mahnitëse kur shqiponja kap peshkun e madh në det [Video]

Momente mahnitëse kur shqiponja kap peshkun e madh në det [Video]

Pushuesit janë shokuar kur kanë parë mbi kokat e tyre një fajkua që kishte kapur prenë e tij, një peshk. Pamjet janë filmuar në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara.

Amerikania Ashley White ndodhej në katin e 17-të të pallatit ku ndodhej me pushime kur pa një skenë vërtetë të pazakontë në Myrtle Beach të Kalifornisë. Një shqiponjë të madhe, që mbante në kthetra një peshk po aq të madh, ende duke u përpëlitur.

Disa nuk ngurruan të komentonin se peshku ishte në të vërtetë një peshkaqen, por ekspertët më vonë e përcaktuan si një makarel spanjoll, dhe shpendi një shqiponjë peshkngrënëse (Pandion haliaetus)./Motilokal.com