Vrimë e madhe e zezë ‘gllabëron’ një diell në ditë

Vrimë e madhe e zezë ‘gllabëron’ një diell në ditë

Një studim i publikuar në revistën Monthly Notices të shoqatës mbretërore të astronomëve në Universitetin Kombëtar Australian, tregoi se është zbuluar vrima e zezë që thyen rekordet.

Vrima e zezë J2157 ka një oreks të jashtëzakonshëm, siç tregojnë llogaritjet e reja.

Ajo është 8 mijë herë më e madhe se simotra e gjendur në Rrugën e Qumështit, me një masë 34 miliardë herë sa të yllit tonë dhe në gjendje të gllabërojë një “diell” në ditë! Shkencëtarët e kanë studiuar prej kohësh ndikimin e vrimave te zeza tek hapësira që i rrethon.

“Nëse vrima e zezë e Rrugës së Qumështit do të kishte një oreks si J2157, do të duhej të gëlltiste dy të tretat e yjeve në galaktikën tonë”, tha astronomi Christopher Onken.

Forca e tyre e rëndesës tjetërson kohën e hapësirën në një mënyrë që tani vërtetohet, ashtu siç e kishte parashikuar Albert Ajnshtajni.

J2157 u zbulua fillimisht në 2018 nga i njëjti ekip, i cili tani paraqiti llogaritjet e reja për gjigantin.

Të dhënat vijnë nga Teleskopi Shumë i Madh i Observatorit Jugor Evropian (ESO) në Kili. Kur u bë zbulimi se vrima e zezë ishte e madhe, studiuesit ishin akoma të befasuar nga të dhënat e reja.

Vrima e zezë masive që ndodhet në galaktikën tonë është thuajse aq e madhe sa orbita e Mërkurit, me masë disa miliona herë më të madhe se ajo e Diellit./Motilokal.com