Parashikimi i motit për këtë javë në Maqedoninë e Veriut

Parashikimi i motit për këtë javë në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa në mesditë dhe mbrëmje me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 29 °C.

Dita e marte do të jetë paradite me vranësira dhe reshje shiu, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 21 deri në 25 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 28 °C./Motilokal.com