
Gjermania ka bërë të ditur se do të ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimshme në të gjithë vendin.
Kabineti gjerman njoftoi se produktet plastike që përdoren vetëm një herë si pjata, pipa, kunja për pastrimin e veshëve, enë ushqimore apo gota e pjata plastike do të ndalohen në vend duke nisur nga 3 korriku i vitit 2021.
Ministrja e Mjedisit Svenja Schulze tha se kjo nismë është pjesë e një përpjekje të qeverisë për t’u larguar nga “kultura hedhëse”.
Ajo shtoi se “shumë produkte plastike me përdorim të vetëm janë përdorim i tepërt dhe jo i qëndrueshëm i burimeve dhe përveç kësaj, plastika përfundon shumë shpesh në mjedis ose në oqeane”.
Rreth 20% e mbetjeve të mbledhura në të gjithë Gjermaninë është e përbërë nga produkte plastike njëpërdorimshme, siç janë kontejnerët e polistirenit.
Plastika njëpërdorimshme janë bërë gjithnjë e më të përhapura në jetën e përditshme për qëllime, të cilat nuk janë të dizajnuara për ripërdorim ose riciklim me kosto efektive, do të thotë që modelet e prodhimit dhe konsumit të lidhura janë bërë gjithnjë e më joefikase dhe lineare.
Sipas studimit të bërë nga Agjencia Federale e Mjedisit, Gjermania grumbulloi 18.7 milion ton mbetje paketimi në 2017.
Ndërsa në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian miratoi një ligj që do të ndalonte përdorimin e plastikës njëpërdorimshme në të gjithë Bashkimin Evropian./Motilokal.com