
Shfaqja misterioze e borës rozë në Alpet Italiane ka ngjallur shqetësime për shkrirjen e përshpejtuar në vargmalet evropiane.
Shkencëtarët po hetojnë fenomenin, i cili mund të jetë shkaktuar nga algat që zakonisht vërehen në Grenlandë, pasi dëbora e zbardhur u shfaq në Presena Glacia, rreth 30 milje nga qyteti i Trentos.
Bima e njohur si “Ancylonema nordenskioeldi”, është prezentë në Grenlandë në të ashtuquajturën zona e errët ku akulli po ashtu shkrin.
Normalisht akullit reflekton sërish në atmosferë 80% të rrezatimit të diellit, por ndërsa algat shfaqen, ato errësojnë akullin në mënyrë që të thithin nxehtësinë duke e shkrirë me shpejt.
Biagio di Mauro, kërkues nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, po heton fenomenin.
Alga nuk është e rrezikshme, është një fenomen natyror që ndodh gjatë periudhave të pranverës dhe verës, në lartësi mesatare por edhe në pole. Gjithçka që errëson borën bën që ajo edhe të shkrihet më shpejt, sepse përshpejton absorbimin e rrezatimit.
Ekspertët po tentojnë të vlerësojnë efektin e fenomeneve të tjera, përveç aktivitetit njerëzor, në mbinxehjen e tokës.
Studiuesit thonë se fatkeqësisht, ajo që njeriu po bën mbi natyrën shkakton dëme të pakthyeshme. Ne, thonë ata jemi në një pikë pa kthim. Toka, shtojnë ata, po na kthen reston e asaj që ne kemi bërë. Dhe viti 2020, e tregoi këtë. Një vit në të cilin gjëra të tmerrshme kanë ndodhur, që nga pandemitë, përmbytjet, tërmetet, zjarret e gjithçka tjetër./Motilokal.com