Rikthehet i nxehti, mësoni si do të jenë temperaturat sot dhe nesër në Kosovë

Rikthehet i nxehti, mësoni si do të jenë temperaturat sot dhe nesër në Kosovë

Masat e ajrit me presion të lartë të cilat kanë përfshirë Kosovën, që nga sot do të jenë të qëndrueshme, me mot të nxehtë, me kthjellime dhe me diell.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 21 °C.

E enjtja do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 26 °C. /Motilokal.com