Studim: Valët e të nxehtit janë bërë më të gjata që nga 1950-ta

Studim: Valët e të nxehtit janë bërë më të gjata që nga 1950-ta

Valët e të nxehtit janë rritur si në gjatësi ashtu edhe në intensitet në pothuajse çdo pjesë të botës që nga vitet 1950, sipas një studimi të fundit që e sheh çështjen në një nivel rajonal.

Studimi zbuloi se përshkallëzimi në valëve të nxehtësisë ndryshonte në të gjithë planetin, duke përfshirë Amazonën, Brazilin veri-lindor, Azinë perëndimore (përfshirë pjesë të Azisë nënkontinentale dhe Qendrore) Mesdheun dhe jugu e Australisë. I vetmi rajon i banuar ku nuk ka parë një trend të tillë ishte në zonat qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Botuar në revistën Nature Communications, studimi  tregon se valët e të nxehtit janë bërë më të gjata në 70 vitet e fundit.

Masa e vetme në lidhje me valët e nxehtësisë që nuk ishin rritur në një shkallë globale ishte intensiteti mesatar, që është temperatura mesatare në të gjitha valët e nxehtësisë në sezon. Vendet e vetme ku u rritën ishin Australia e Jugut dhe pjesët e Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Por hulumtimi ekzaminoi një mënyrë të re matjeje: nxehtësinë cumulative ose intensitetin kumulativ – qe llogarit sa ngrohtësi shtesë lidhet me një event të kësaj natyre përtej pragut tradicional.  Rritja mesatare për 10 vjet ishte ndërmjet 1 dhe 4.5 gradësh Celsius, megjithëse në disa vende – si Lindja e Mesme dhe pjesë të Afrikës e Amerikës së Jugut – ajo ishte dhe gati 10 gradë Celsius në një dekadë.

Sarah Perkins-Kirkpatrick, nga Qendra e Këshillit të Kërkimit Australian për Përsosmëri për Ekstremitetet e Klimës dhe autore kryesor i studimit, tha se jo vetëm që kishte patur një valë të nxehtë gjatë 70 viteve të fundit në botë, por tendenca ishte përshpejtuar dukshëm.

Ajo tha se ishte në përputhje me atë që shkencëtarët e klimës kishin parashikuar gjatë - që një rritje e valëve të nxehtësisë do të ishte një shenjë e qartë e ngrohjes globale - dhe rezultatet duhet të ishin një "thirrje sqaruese" për politikëbërësit se veprimi urgjent ishte i nevojshëm për të parandaluar ndikimet më të këqija të krizës klimatike.

"Koha për mosveprim ka mbaruar", tha Perkins-Kirkpatrick. "Valët e të nxehtit dhe rritja e shpejtë e numrit të këtyre ngjarjeve, janë tregues të qartë se ngrohja globale është me ne dhe po përshpejton."/Motilokal.com