OBSH e pranon: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit

OBSH e pranon: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes ajrit

Një grup prej 239 shkencëtarësh i kërkuan OBSH të njihte faktin se koronavirusi shpërndahet nga ajri e për këtë arsye të bëjë rekomandime më të rrepta me qëllim vënien nën kontroll të virusit. Sipas tyre, OBSH-ja po mbetej pas në raport me shkencën.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e pranoi të martën se kishte prova të reja për transmetimin nga ajri të koronavirusit të ri.

Benedetta Allegranzi, eksperte e OBSH, tha: “Ne pranojmë se po dalin prova të reja në këtë drejtim ndaj besojmë se duhet të jemi të hapur ndaj këtyre provave dhe të kuptojmë pasojat.”

Sipas saj, rreth 400 mijë raste të reja të COVID-19 u raportuan në fundjavë dhe pandemia e koronavirusit nuk po tregon asnjë shenjë dobësimi. Sipas shefit të OBSH, pandemia po përshpejtohet dhe bota nuk ka mbërritur ende në kulmin e saj./Motilokal.com