Dorezat dhe maskat janë bërë problem i ri mjedisor

Dorezat dhe maskat janë bërë problem i ri mjedisor

Pandemia e COVID-19 mund t’i ketë dhënë planetit një frymëmarrje të përkohshme, megjithëse jo të gjatë, kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit dhe emetimet e gazrave serë, por gjithashtu i është dhënë Tokës një plagë e re mjedisore: plazhe dhe kanalizime të mbushura me maska mbrojtëse dhe dorëza.

Organizata të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit kanë ngritur shqetësime e tyre me ndotjen e oqeaneve, lumenjve dhe kanalizimeve nga maskat, dorëzat, shishe të dezinfektuesve  dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale jo të riciklueshme (PPE), pasi bota po vazhdon të luftojë me COVID -19.

Sipas organizatës franceze për ruajtjen e oqeanit “Opération Mer Propre”, e cila rregullisht dokumenton operacionet e pastrimit të oqeanit në mediat sociale dhe ka raportuar se ka parë më shumë pjesë të PPE-ve në Detin Mesdhe.

"Është shumë shqetësuese të gjitha mbeturinat e reja lidhen me Covid... Ne në mbeturina kemi gjetur kryesisht maska dhe dorëza", ka shkruar Opération Mer Propre në Facebook.


Nuk është vetëm Evropa që po përballet më ketë dukuri edhe në SHBA është raportuar për mbyllje të kanalizimeve dhe ndotje të oqeaneve dhe lumenjve nga maskat dhe dorëzat.

Megjithëse ende nuk ka të dhëna për shkallën e ndotjes, Associated Press kontaktoi 15 qytete në SHBA dhe të gjithë raportuan se kishin pasur dukshëm më shumë bllokime të kanalizimeve që nga fillimi i pandemisë.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje qytetarëve që mos të hedhin maska dhe dorëza në kanalizime.

"Askush nuk duhet t’i hedh dorezat ose maskat në tokë, në një parking apo t'i hedhë ato në pemë", tha David Biderman, drejtori ekzekutiv dhe CEO i Shoqatës së Mbetjeve të Ngurta të Amerikës së Veriut (SWANA)./Motilokal.com