Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 2063

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 2063

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar 214 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë lajmi i mirë është se janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951./Motilokal.com