Ngjarje e pazakontë në Turqi: Gjendet kërpudha gjigante 5 kilogramësh

Ngjarje e pazakontë në Turqi: Gjendet kërpudha gjigante 5 kilogramësh

Muharrem Kose nga fshati Jesilpinar i Kastamonus të Turqisë gjeti një kërpudhë me peshë pesë kilogramë, që ngjante me një top futbolli, derisa po mblidhte kërpudha në natyrë.

Kur Kose e pa nga afër, kuptoi se objekti që e kishte pandehur për top futbolli ishte kërpudhë, shkruan AA.

Kese, i cili mori kërpudhën në shtëpi, mati peshën e saj dhe rrezen prej 50 centimetrash.


“Më pas kuptova se ishte kërpudhë. Nuk e kuptoja se çfarë kërpudhe ishte. Pas hulumtimeve, mësova se bëhej fjalë për kërpudhë sferike”, tha Kose.

Ai theksoi se më parë nuk kishte parë një kërpudhë të tillë.

Kese tha se asnjëherë nuk kishim ngrënë kërpudha të tillë, por kam dëgjuar se hahet në disa rajone.

“Ka kërpudha nga një kilogram, por nuk kisha parë kaq të madhe. Ishte edhe më e madhe kur e gjeta. U zvogëlua pakëz kur e shkëputa nga mjedisi i saj natyror. Të gjithë në fshat që kanë dëgjuar janë kureshtarë”, tha Kose./Motilokal.com