168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tre viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 1 470 testeve.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të rikuperuar në ditën e fundit.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 72.690 testime me koronavirus. Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 7.572, numri i të shëruarve 3.624, numri i të vdekurve 362 ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive është 3.586./Motilokal.com