Studimi: Shëtitja e mëngjesit çelës për një gjumë më të mirë pas operacionit ‘bypass’ të zemrës

Studimi:  Shëtitja e mëngjesit çelës për një gjumë më të mirë pas operacionit ‘bypass’ të zemrës

Vetëm gjysmë ore ecje në mëngjes mund të ndihmojë që pacientët që i janë nënshtruar operacionit ‘bypass’ në zemër të bëjnë gjumë më të rehatshëm natën, thotë një studim.

"Shumë pacientë kanë probleme të flenë pas operacionit ‘bypass’ të zemrës", tha autori i studimit Hady Atef nga Universiteti i Kajros, Egjipt.

"Kur kjo vazhdon përtej gjashtë muajve, ajo përkeqëson gjendjen e zemrës dhe i vë pacientët në rrezik për të përsëritur operacionin. Prandaj është me rëndësi të madhe të gjejmë mënyra për të përmirësuar gjumin pas operacionit ‘bypass’."

Ky studim hulumtoi efektin e ushtrimeve si në gjumë ashtu edhe në kapacitetin funksional. Studimi regjistroi 80 pacientë të moshës 45 deri në 65 vjeç të cilët kishin çrregullime të gjumit gjashtë javë pas operacionit ‘bypass’ të zemrës dhe të cilët kishin të zvogëluar aftësinë funksionale.

Pacientët u ndanë në dy grupe: njërin për ushtrime aerobike ose tjetrin për kombinim të ushtrimeve aerobike dhe atyre të rezistencës.

Të dy grupet bënë 30 seanca ushtrimesh në mëngjes gjatë një periudhe 10-javore.

Gjatë seancave të stërvitjes aerobike, pjesëmarrësit ecën në stazë për ecje për 30 deri 45 minuta.

Gjatë seancave të stërvitjes aerobike dhe të rezistencës, pjesëmarrësit ecën në stazën për ecje për 30 deri në 45 minuta dhe bënë stërvitje me pesha, një formë e ushtrimit me rezistencës së lehtë.

Pas 10 javësh, u krahasuan ndryshimet në gjumë dhe aftësia funksionale midis dy grupeve të ushtrimeve. 

Të dy programet e ushtrimeve, vetëm ushtrimet aerobike dhe ushtrimet e kombinuara aerobike / me rezistencë përmirësuan gjumin dhe kapacitetin funksional gjatë periudhës 10-javore.

Por ushtrimi i izoluar aerobik ishte shumë më i dobishëm për gjumin dhe funksionin sesa programi i kombinuar, sipas studimit të paraqitur në ACNAP Essentials 4 You, një platformë shkencore e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC).

"Rekomandimi ynë për pacientët që i janë nënshtruar operacionit ‘bypass’ të zemrës me vështirësi të gjumit dhe kryerjen e aktiviteteve të tyre të zakonshme është që të bëni vetëm ushtrime aerobike," tha Atef.

"Ushtrimi aerobik do të thotë aktivitet fizik që nuk kërkon një nivel shumë të lartë të sforcimit," shpjegoi ai.

"Zgjidhni një aktivitet që ju pëlqen si ecja, çiklizmi ose noti. Synoni 30 deri në 45 minuta dhe bëjeni atë në mëngjes sepse studimet tregojnë se kjo liron hormonin melatonin i cili na ndihmon të flemë mirë natën."

Përgatiti: Dr. Jeton Zenuni / Motilokal.com